Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Peter 4

:
Albanian - DHRGKK72
1 Mbassi pësoi pra Krishti ndë misht për ne, armatisi edhe ju me ate mendim, sepse ai qi pësoi ndë misht, pushoi prei fajit,
2 qi ta shkojë jetën’ e mbaskëndaishime ndë misht, jo ma ndë dëshërime nierëzish, por ndë dashunim Perëndisë.
3 Sepse miaft ashtë për ne koha e jetësë t’onë qi shkoi, se punuem dashunimin’ e kombevet, tue ecunë ndë ndynësina, ndë dëshërime, ndë deitunë, ndë lodërti, ndë pime, edhe ndë lutëje idhujsh paudhë.
4 Edhe përandai u vien mërekulli, se nuk’ ecëni bashkë me ata mb’ate vërshimin’ e plang-prishëjesë, edhe u neminë,
5 cillëtë kanë me i dhanë fjalë ati qi ashtë gati me gjukuem gjall’ e vdekunë.
6 Sepse për këte punë u ungjillëzue ungjilli edhe mbë vdekunit, qi gjukohenë si nierëzitë ndë misht, e rrojënë ndë shpirt, si don Perëndia.
7 Edhe e mbrapëna e gjithave u afrue: urtësohi pra, e rrini squtë ndë falunat.
8 Edhe mbë gjitha doni fort njiani tietërinë, sepse: “dashunia ka me mbuluem shumicë fajesh”.
9 Bahi njiani mbë tietërin’ asish qi duenë huejtë pa murmurime.
10 Gjithë-se-cilli sikurse muer dhunëtinë, kështu le t’i bajë piesë njiani-tietërit, si guvernorë mirë shumit hirit Perëndisë.
11 Ndë foltë kushi, le flasi si fjalë Perëndie; ndë shërbeftë kushi, le shërbejë si prei asai fuqisë qi i ep Perëndia, qi lavdohetë Perëndia mbë gjithë me anë Iesu Krishtit, mbë cillin’ ashtë lafti edhe pushteti ndë jetët jetëvet. Amen.
12 O dashunë, mos mërekullohi për ate provimin’ e nxetë qi u ba mbë ju, sikurse gjaiti mbë ju ndonji pun’ e mërekullueshime,
13 por gëzohi sikurse jeni piesëtarët’ e pësimevet Krishtit, qi gëzohi tue u gazmuem edhe ndë sbuluemit laftit ati.
14 Nd’ u shafshi për emënin’ e Iesu Krishtit, jeni lumunë, sepse Shpirti i laftit edhe i Perëndisë prahetë mbë ju; mbas atyneve nemetë, por mbas jush lavdohetë,
15 sepse as ndonji prei jush le mos pësojë si vrasës, a si viedhës, a si keq-bamës, a si asi qi shikon punët’ e hueja,
16 por ndë pësoftë si i Krështenë, le mos ketë turp, por le lavdojë Perëndinë mbë këte anë,
17 sepse e mbërrini koha me filluem gjyqi prei shtëpisë Perëndisë; edhe ndë filloftë ma përpara prei jush, qish do jet’ e mbrapëna atyneve qi s’bindenë mbë ungjillin’ e Perëndisë?
18 Edhe “kur i dreiti mezi shpëtohetë, i pabesi edhe fajtori ku do duketë?”
19 Andai edhe ata qi pësojënë mbas dashunimit Perëndisë, le t’apinë shpirtënat’ e vet n’dorë ati me punuem mirë, si mbë besëtarinë krijetar.